Në seancën e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se edhe partia e saj mbështet kërkesat për funksionalizimin e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
“Edhe ne i bëjmë thirrje Presidentit që sa më shpejt t’i emëroj anëtarët e KQZ-së. Grupet parlamentare i kanë dërguar emrat e anëtarëve të tyre. Në rast se Presidenti nuk i emëron dhe një vendim i tillë duhet në një formë tjetër të merret nga KQZ ne do ta mbështesim atë. Ne e mbështesim pjesën e parë të rezolutës që mbështetet në Kushtetutë dhe ligj”, ka thënë ajo.
Pantina tha se edhe institucione tjera shpejt do të mbesin jofunksionale.
“Po ashtu së shpejti do të bëhen jo funksionale edhe një varg institucioneve tjera të pavarura sepse iu ka skaduar afati anëtarëve të bordeve dhe përgjegjësinë e ka Kuvendi për këtë. Edhe ne duhet të jemi të përgjegjshëm për këtë”, tha ajo.