Java e ardhshme pritet të jetë deçizive për trajnerin e ri të kombëtares Shqiptare. Pas një periudhe të gjatë ku janë shqyrtuar shumë oferta dhe emra të rëndësishëm, ditët në vijim do të mësohet emri i trajnerit që do të pasojë Giani De Biasin në krye të kuqezinjve. Emrat e përfolur gjatë këtyre javëve kanë qënë të shumtë, teksa presidenti i FSHF Armand Duka ka marë në shqyrtim disa prej tyre.
Nga ish portieri i Italisë Valter Zenga tek ish ylli i Hollandës Clarence Sedorf kanë qënë kandidaturat për të pasuar De Biasin. Me kalimin e ditëve kanë nisur edhe seleksionimet teksa mësohet se së fundmi në garë kanë mbetur vetëm Panucci me De Canion. Koha ka qënë një aleat për presidentin Duka për të shqyrtuar kandidatët, teksa sfida e ardhshme është më 2 shtator ndaj Lichteshteinit në shtëpi. Sigurisht që trajnerit të ri duhet ti jepet koha për të studiuar më mirë futbollistët dhe për këtë arsye java e ardhshme mund të sjellë në vendimin përfundimtar se kush do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë.