FSHF zyrtarizon emërimin e Marco Cassettit ndihmës të Panuccit

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 14:39 | Nga

Marco Cassetti ka marrë detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit kombëtar të futbollit.

Federata Shqipatre e Futbollit ka zyrtarizuar Marco Cassettin me detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit kombëtar të futbollit.

Në komunikatë zyrtare shkruhet se: “Trajneri i përfaqësueses, mister Christian Panucci, ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend të Paolo Rodolfi, pikërisht Marco Cassetti, i datëlindjes 29 maj 1977.

Cassetti ka lindur në Brescia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar italian në periudhën 2005-2008. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me skuadra si Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Uatford. Tashmë ai është përzgjedhur nga mister Panucci në pozicionin e ndihmëstrajnerit.

Ndërkaq, Paolo Rodolfi, ndihmësi i deritanishëm i trajnerit, do të vazhdojë të jetë në stafin e skuadrës kombëtare si observator për skuadrën dhe vetë teknikun.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme