Trajneri i Kombëtares, Panucci dhe kapiteni Agolli dolën pasditen e sotme në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Spanjës.
Panucci u duk tepër i qetë në gjatë konferencës, duke u shprehur se nuk ka asnjë emocion në veçanti, pavarësisht kundërshtarit, the se synon vetëm më të mirën për Kombëtaren kuqezi.
“Nuk kam asnjë emocion në veçanti. Gjëja më e rëndësishme është ekipi im dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”, tha Panucci.
Trajneri i Shqipërisë u shpreh se ndeshja ndaj Spanjës ka interes të jashtëzakonshëm, por Shqipëria do të bëjë më të mirën në këtë takim.
“Është një ndeshje që e ndjek e gjithë bota dhe do të ketë shumë interes. Do të tentojmë maksimumin. Do të luajmë me kurajë. Këtu nuk jemi për të qenë viktima”, tha Panucci.
Sa i përket mbrojtësit spanjoll Pique dhe situatës aspak të qetë që po kalon që prej referendumit për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, Panucci u shpreh se ai është një lojtar i niveleve të larta dhe se nuk do të ketë probleme ditën e nesërme.