Papa Françesku sot ka qëndruar në Tajlandë në një vizitë.
Ai atje u prit edhe nga një koreografi me valltarë tradicionalë në stadiumin kombëtar sportiv të Bangkokut.
Gjatë meshës në ajër të hapur të mbajtur për një turmë të njerëzve rreth 60,000, Françesku denoncoi veprimet që godisnin më të varfrit e rajonit, njofton Klan Kosova.
Ai i kërkoi tajlandezëve të mos i injoronte gratë dhe fëmijët e trafikuar për seks ose migrantët e skllavëruar si peshkatarë dhe lypës.
Papa po vizitonte Tajlandën si pjesë e një turneu njëjavor në Azi.
Të premten Papa do të takohet me klerikë vendas tajlandezë, peshkopët aziatikë dhe veçmas do të zhvillojë një takim me drejtuesit e emërtimeve të ndryshme të krishtera dhe besime të tjera.
Gjatë qëndrimit të tij, Françesku është shoqëruar nga Motra Ana Rosa Sivori, kushërira e tij e dytë dhe një misionare argjentinase që ka jetuar në Tajlandë që nga vitet 1960 dhe që shërben si interpretuese e tij.