Papa Françesku ka kërkuar falje për rrahjen e duarve të një gruaje, e cila e kapi dhunshëm atë gjatë evenimentit për Vit të Ri në St. Peter’s Square.
Video e bërë nga televizioni i Vatikanit, shfaqën pamjet ku shihej Papa i nervozuar e duke goditur duart e gruas, transmeton Koha.net.
Papa gjatë fjalimit të tij për Vitin të Ri kërkoi falje duke thënë: “Dashuria na bënë ne të kemi durim. Nganjëherë ne humbim durimin, edhe unë. Më vjen keq për shembullin e keq që unë dhashë dje”.
Papa Françeskut dita e fundit e 2019-ës i ka shkuar keq me një fanse të zjarrtë të tij, e cila e kapi atë për dore e nuk e lëshonte, derisa Françesku ja goditi duart asaj.
Papa ishte në qytetin e Vatikanit, i gatshëm për t’i rënë ziles së vitit të ri derisa përshëndetej me fansat, të cilët ishin shumë të lumtur që shihnin atë e shtrëngonin duart me të, transmeton Koha.net.
Gjithçka po shkonte mirë deri në një pikë, kur një fanse kapi për dore Papën dhe nuk e lëshonte.
Papa u bë nervoz, dhe goditi duart e fanses, e cila pastaj u detyruar ta lëshojë atë.