Një papagall hajdut ofroi pamje të mrekullueshme të një parku kombëtar në Zelandën e Re pasi plaçkiti një kamerë GoPro dhe fluturoi bashkë me të.
Sipas medieve të huaja, një familje po pushonte gjatë një udhëtimi kur papagalli u filmua teksa zbriti në verandë.
Shpendi morri pajisjen dhe u arratisë me shpejtësi.
Kamera po filmonte gjithçka derisa zogu fluturoi lart mbi kodrat e mbuluara me pemë të Parkut Kombëtar Fiordland në Te Anau.
Kjo specie e papagajve, është e lindur në park dhe njihet për kuriozitetin e saj.
Pas turneut të shkurtër ajror, ai vendosi kamerën në tokë përpara se të humbiste interesin dhe të fluturonte.