Papagalli zbulon tradhtinë e burrit, gruaja e merr si dëshmitar (FOTO)

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 09:00 | Nga

Një burrë ka rrezikuar të përfundojë në burg disa ditë më parë, pasi papagalli i zbuloi tradhtinë me shërbëtoren.
Papagalli nisi të përsëriste frazat flirtuese para gruas së tij.

Kjo e fundit, prej kohësh kishte dyshuar për lidhjen e bashkëshortit me shërbëtoren në shtëpinë e tyre në Kuvajt, ndaj sapo papagalli tha atë që kishte dëgjuar ajo e mori si dëshmitar dhe u nis në polici.

Tradhtia bashkëshortore, dënohet me burg në Kuvajt. Nëse dëshmia e zogut do të ishte pranuar burri do të ishte përballur me një dënim të rëndë për pamaturinë e tij.

Por, autoritetet thanë që papagalli nuk mund të pranohet në gjykatë pasi ato fraza ai mund t’i ketë dëgjuar në televizion apo radio.

 

 
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme