Tentativa e Interit për të ndërhyrë dhe transferuar në Milano sulmuesin argjentinas Papu Gomez, ka dështuar, pasi zikaltrit nuk kanë arritur të plotësojnë pretendimet ekonomike të drejtuesve të Atalantës, ndaj ish kapiteni i bergamaskëve duket se do të transferohet në kampionatin spanjoll.
Mediat italiane flasin për negociata të avancuara mes Sevillas dhe Atalantës, me klubin andaluzian që është gati të paguajë 6 milionë euro menjëherë dhe 2 të tjera në formë bonusi, duke i shkuar shumë pranë pretendimit prej 10 milionë eurosh nga ana e bergamaskëve.
Vetë Papu Gomez ka ngulmuar për të qëndruar në Itali, por koha kalon dhe qëndrimi jashtë skuadre duket se po e bind të pranojë ofertën e andaluzianëve, për të mos kaluar një gjysmë sezoni në tribunën e stadiumit “Gewiss”.
Sulmuesi argjentinas, që vesh fanellën e Atalantës prej disa sezonesh dhe që në vitet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, pasi një debat me trajnerin Gasperini për rolin në fushë dhe kjo u pasua me thyerjen e raporteve edhe me drejtuesit e klubit.