Rezultatet e Ankesës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se vitin e kaluar papunësia është rritur për 3 për qind krahasuar me shkallën e papunësisë që është regjistruar nga kjo agjenci në vitin 2016.
Shkalla e papunësisë për vitin 2017 e regjistruar nga ASK-ja është 30.5 për qind, ndërkohë që në vitin 2016 papunësia ka shënuar shifrën 27.5 për qind, shkruan Koha Ditore.
Sipas rezultateve të dala nga publikimi i Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin e kaluar, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.
Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore sipas ASK-së është 42.8%… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)