Paqja, më e qëndrueshme kur e negociojnë gratë

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 09:07 | Nga

Kur një minibus me nëna hyri në territorin e kontrolluar nga “Tigrat Tamilë”, menjëherë u rrethuan nga djem me armë automatike në duar. Por pesë gratë që ndodheshin brenda në emër të kishës katolike, ishin përgatitur që të flisnin me gjuhë të butë.

Ndryshe prej përfaqësuesve të shtetit të Sri-Lankës, ato nuk konsideroheshin si persona me duar të lyera me gjak, shkruan sot “Koha Ditore”. Fëmijët- shtarë i shoqëruan ato në brendësi të territorit, duke i përcjellë pa u shkaktuar asnjë lëndim të vetëm.

Kështu e përshkruan Visaka Dharmadasa, nëna e një ushtari të ushtrisë së rregullt të shpallur të zhdukur pas luftimeve. Ajo ishte ulur përballë një komandanti lokal të kryengritësve në një faltore të krishterë në dhjetor të vitit 2000.

Bashkë me katër nëna të tjera që i kishin të zhdukur fëmijët e tyre ushtarë, ajo kishte marrë rrugë drejt territorit të rrezikshëm për forcat e sigurisë së shtetit. Ato po kërkonin djemtë e tyre dhe po kërkonin që t’i jepej fund krejt luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme