Korea e Veriut dhe e Jugut kanë rënë dakord për të rinisur ribashkimet e familjeve të ndara gjatë Luftës Koreane, kur u vendos kufiri midis dy vendeve.
Miliona njerëz u ndanë nga të afërmit e tyre në konfliktin e viteve 1950-1953, madje shumë persona ndërruan jetë përpara se të bashkoheshin.
Ribashkimi, që pritet të zhvillohet në gusht, do të jetë i pari që nga tetori i vitit 2015, dhe vjen pas ngrohjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy Koreve.
Vendimi për rinisjen e ribashkimeve familjare u morr në samitin e mbajtur në muajin prill, ndërkohë që zyrtarë nga Korea e Veriut dhe e Jugut u takuan sot në resortin “Mount Kumgang”, ku edhe vendosën disa data për në muajin gusht.
“Ribashkimet do të zhvillohen nga 20 deri në 26 gusht, dhe 100 pjesëmarrës do të përzgjidhen nga të dyja vendet,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.
Pjesëmarrësit me fat janë vetëm një pjesë e vogël e 57 mijë personave që janë ndarë nga anëtarët e tyre të familjes.