Para balotazhit, Komuna e Vushtrrisë shtron zallë mbi asfalt

Vushtrri | 29 Tet 2017 | 12:20 | Nga

Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë kanë vendosur të shtrojnë zhavorr mbi asfaltin e prishur nëpër disa katunde. Këtë e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar, Xhafer Tahiri.

“Fytyra e pushtetit të vjetër në Vushtrri”, ka shkruar Tahiri, duke publikuar edhe fotografi.

Në fakt, është e çuditshme se si pushteti në shkuarje bën veprime të tilla, duke shtruar zhavorr mbi asfalt.

Të njëjtën pyetje e ka bërë edhe Xhafer Tahiri.

“Zhavor mbi asfalt, e mbi zhavor cka?”, ka shkruar ai.

Në raundin e parë në zgjedhjet e 22 tetorit, Xhafer Tahiri ka marrë 7 mijë e 759 vota apo 25.78 për qind. Në garën e balotazhit është edhe Ferid Idrizi i PDK-së.

Pasluftës Vushtrrinë e ka udhëhequr LDK derisa në tri mandatet e fundit pushtetin e ka mbajtur PDK-ja.

 

Të ngjashme