Në hapje të Festivalit Ballkanik Fushë-Kosova 2019 Kryetari i komunës z. Burim Berisha priti Kryetarin e Komunës Gornja Stubica nga Zagorja e Kroacisë, Jasmin Krizmanic, i cili i printe grupit “Matija Gubec” për të marrë pjesë në këtë Festival. Kryetari Berisha e informoi z. Krizmanic për zhvillimet dhe rrjedhat e përgjithshme në Fushë-Kosovë por edhe më gjerë. Nga ana e tij Krizmanic falënderoi Kryetarin Berisha për ftesën dhe mikpritjen që ju ofrua në Fushë-Kosovë.
Gjatë takimit të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim dhe lidhje më të përafërta në fusha të ndryshme, që do të ishin në interes për të dy komunat.
Në përfundim të takimit u shkëmbyen dhurata dhe falënderime nga të dy kryetarët.