Gjatë kësaj jave që po lëmë pas janë arrestuar dhe më pas deportuar prej Kosovës për në shtetin turk gjashtë shtetas të këtij vendi.
E gjithë kjo pasi që dyshohet se i përkasin organizatës “FETO”, e cila cilësohet si terroriste në Turqi.
Gjashtë mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” raportohet se kanë ndihmuar në mbledhjen e parave në Ballkan për të financuar organizatën e lartcekur, të cilën e udhëheq imami Fetullah Gulen.
Kundër ekstradimit të tyre kanë dal disa qytetarë që kanë protestuar në dy shtetet përtej Atlantikut, përkatësisht në Kanada dhe në Amerikë.
Njëra prej protestave është organizuar edhe para konsullatës së Kosovës në New York të SHBA-ve.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Ndryshe, pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Gylenin që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka shpallur lëvizjen e tij si terroriste.