Nga Gjykata Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se kanë aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit që mbrëmjen e së enjtes në fshatin Uglar të kësaj komune ka shkaktuar aksident trafiku nga i cili mbeti i vdekur një person dhe u lënduan tre të tjerë.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.