Paraburgim për ‘agjentin e rremë’ të AKI-së

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit me iniciale E.J. i cili dyshohet për tre vepra penale, falsifikim i dokumentit, prezantim i rremë dhe spiunazh.

Lajmin e konfirmoi prokurori i rastit Kujtim Munishi.

“Bëhet fjalë për tri vepra penale, falsifikim dokumenti, prezantim i rremë dhe spiunazh, ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim dhe kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata”, tha Munishi.

Munishi nuk dha detaje nëse personi i dyshuar si pjesëtarë i AKI-së ka realizuar pagë, apo ndonjë përfitim gjatë kohës për të cilën dyshohet. /kallxo.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme