Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për dy të pandehurit A.I dhe Ç.H. me dyshimin se kanë kryer veprat penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
“Ekziston dyshimi i bazuar se pasi i pandehuri A.I. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur G.B. dhe pastaj duke qenë në dijeni për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën e të miturës, me datë 20.07.2019 të njëjtën e ka bindur që të shkojë në qytetin e Mitrovicës, ku atje i ka aranzhuar takime me persona të ndryshëm me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave. Në të njëjtën datë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ç.H ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit gjegjësisht të dëmtuarës së mitur G.B. ashtu që përmes të pandehurit A.I. është takuar me të dëmtuarën”, thuhet në komunikatë.