Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë shtetasit turq të deportuar në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”.
Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.
Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.
Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars deportoi gjashtë shtetasit turq, , raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova