Dy gazetarë turq dhe një aktiviste lirohen nga akuzat për terrorizëm

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Stamboll liroi dy gazetarë turq dhe një aktiviste të të drejtave të njeriut nga akuzat për terrorizëm.

Tre të pandehurit u akuzuan për përhapje të propagandës terroriste përmes punës së tyre në një gazetë kurde, e cila më pas u mbyll.

Erol Onderoglu, përfaqësues i Turqisë në organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, Ahmet Nesin, gazetar, dhe Sebnem Korur Fincanci, kryesuese e Fondacionit të të Drejtave të Njeriut në Turqi, u arrestuan në qershor të vitit 2016.

Të tre ata i mohuan akuzat, duke thënë se mbrojnë fjalën e lirë.

Reporterët pa Kufij, në indeksin vjetor të lirisë së shtypit, e radhisin Turqinë të 157-ën, në mesin e 180 vendeve, pjesërisht për shkak se Turqia është vendi me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur.

Vitin e kaluar, Turqia burgosi gjithsej 68 gazetarë – më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Shumica e të burgosurve ose e të akuzuarve janë me prejardhje kurde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme