Paraburgim për katër të dyshuar për “fajde”, gjykata ua publikon inicialet

Prishtinë | 20 Kor 2024 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve për veprën penale “Fajdeja”, shkruan Gazeta Express.

Sipas gjykatës bëhet fjalë për L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Fajdeja.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ikin dhe ti shmangen procedures penale, do të përsërisin vepra tjera penale të natyrës se njëjtë ose të natyrave më të rënda, po ashtu të pandehurit mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek njëri tjetri andaj gjyqtari konstatoi se masa e paraburgimit, tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko–penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme