Paraburgoset serbi i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 14:40 | Nga

Zoran Vukotiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka dalë para Gjykatës Themelore të Mitrovicës të premten.

Atij në këtë seancë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Besa Domi.

Vukotiq u arrestua nga autoritetet malaziase më 11 mars të këtij viti, ndërsa të enjten nga autoritetet e shtetit fqinj u krye ekstradimi në Kosovë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, ndër të cilët është edhe Goroljub Paunoviq, i njohur me nofkën “postieri”, ka kryer krime kundër popullatës civile në rrethinën e Vushtrrisë, dhe ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj 104 civilëve në fshatin Studime të këtij qyteti.

zoran

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme