Edhe pse paracetamoli është një nga ilaçet më të popullarizuara, një studim i ri pohon se përdorimi i tepruar është potencialisht i rrezikshëm.
Sipas një studimi në Britaninë e Madhe, marrja e një sasie të tepruar mund të çojë në kancer dhe komplikime të tjera të mëlçisë.
Shkencëtarët zbuluan se, kur sasia e paracetamolëve është e lartë mëlçia fillon të dëmtohet, gjë e cila mund të sjellë pasoja të rënda për përdoruesin.
Studiuesit e Universitetit të Edinburgh e testuan këtë eksperiment te minjtë.