Donika Kadaj-Bujupi, ish-deputete thotë se partitë politike s’do t’i mbajnë premtimet sa i përket fushatës zgjedhore. Thotë se numri i të infektuarve me Covid-19 do të rritet para zgjedhjeve.
Komentet ajo i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Përpjekja për me ruajt pushtetin dhe me ardhur në pushtet shpesh herë e tejkalon nevojën që me pas kujdes edhe me qenë në interes të qytetarëve, në këtë rast me ruajt shëndetin e tyre. E kemi parë që gjatë verës ka ndodhur një hapje komplet e papërgatitur e pa plan e cila na ka kushtuar goxha shumë jetë, e besoj se edhe tash zgjedhjet, nëse vazhdohet me këtë trend, siç kanë filluar disa kandidatë të caktuar kemi me pas rritje të numrit të të sëmurëve, rritje të vdekjeve që edhe ashtu janë jashtëzakonisht të larta”, thotë Kadaj Bujupi.
“Unë duke i njohur partitë politike hiq nuk besoj se do t’i respektojnë masat”, shtoi ajo.