Ministri serb i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, i cili sot u ndalua të hynte në territorin e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kjo ngjarje nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes mes dy vendeve.
Në një prononcim të shkurtër pasi u ndalua të hynte në Kosovë, Vukosavljeviq tha:
“Vendimi i Prishtinës nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës së përgjithshme”, transmeton lajmi.net
Ndryshe, forca të shumta policore po qëndrojnë në veri të vendit me qëllim të ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serb, Aleksander Vulin, Nikolic Selakoviq dhe Marko Gjuriq.