Vukosavljeviq: Dhuna e djeshme mbi Gjuriq, dhunë mbi gjithë Serbinë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 11:59 | Nga

Ministri i Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Vladan Vukosavljeviq, ka thënë se arrestimi i djeshëm i Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka qenë i orkestruar.

Ai ka thënë se dhuna e djeshme, sipas tij, nuk është vetëm shumë mbi Gjuriqin por mbi gjithë shtetin e Serbisë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Vukosavljeviq, i cili dje ka pasur leje për të hyrë në Kosovë dhe është zmbrapsur me vullnetin e tij, ka thënë se autoritetet në Prishtinë, me arrestimin e Gjuriq kanë treguar qëllimin e tyre lidhur me dialogun.

Ministri i Kulturës së Serbisë, ka thënë se çështja me Kosovën është shumë komplekse dhe sipas tij e tilla ka qenë me shekuj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme