Prokurorët e zyrës së Prokurorit të ShBA-së janë duke planifikuar të hapin një hetim mbi vrasjen e një oficeri të policisë në Kongresin e Capitolit.
Autoritetet kanë njoftuar se ai vdiq të enjten mbrëma për shkak të plagëve të marra në krye të detyrës.
Brian Sicknick ishte plagosur të mërkurën kur një turmë protestuesish sulmuan zyrat Capitolit derisa kundërshtonin zgjedhjen e Joe Bidenit president, njofton CNN.
CNN raportoi më parë se vdekja po hetohej nga dega e Vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Kapitolit të SH.B.A.-së dhe partnerët e tyre federalë.