Me moton “Ta ruajmë natyrën ta ruajmë shoqërinë”, “Stop bullizmit, stop diskriminimit, stop dhunës, stop luftërave”, OJQ “Ep Energyplus” dhe OJQ “Prokult” mbajtën konferencë për medie rreth organizimit të marshit paqësor.
Fatmir Muçolli, nga OJQ “Ep Energyplus”, tha se tani kur nacionalizmi në botë po marshon, kur klima po ndryshon, qytetarët po jetojnë nën tension.
“Ju ftojmë te gjithë popullin shqiptar të pajtohen mes vete dhe bashkohen për një kauzë të përbashkët. Në shenjë solidarizimi me viktimat e Reqakut, Prekazit dhe qytetarëve që përjetuan dhunë dhe katastrofa humanitare kudo në botë. Për ta pranuar Kosovën në OKB dhe gjithë vendet e BE të na bashkohen më 21 dhjetor nga ora 12 deri në ora 13:00 nga sheshi Zahir Pajaziti deri te sheshi Skënderbeu. “, tha ai.
Muçolli tregoi arsyen e kësaj thirrje.
“Kjo thirrje bëhet që të pajtohemi në mes veti, qeverinë e unitetit në Kosovë ta formojnë që edhe OKB dhe BE të pajtohet me ne”, tha ai.