Paralajmërohet rrënimi i objekteve pa leje që nuk futen në procedurë për legalizim

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor synon rrënimin e objekteve pa leje, të cilat nuk aplikojnë për legalizim sipas Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

MMPH-ja, të enjten, ka lansuar fushatën “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, me të cilën ka filluar procesin e ri për trajtimin e këtyre objekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Në lansimin e kësaj fushate, Ministria ka shpalosur pesë udhëzimet administrative të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të këtyre objekteve.

Në tentativën e parë të procesit të legalizimit, kjo ministri kishte krijuar një regjistër shtetëror, ku kishte identifikuar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në të gjitha komunat e Kosovës. Megjithatë, për legalizim të këtyre objekteve pati vetëm 8 mijë e 461 aplikime.

Shkaku i – siç thuhet – mangësive të ligjit paraprak, në shtator të vitit të kaluar është miratuar Ligji i ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme