Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur se deri të dielën do të ketë një epilog rreth marrëveshjes për formimin e Qeverisë, më VV-në, raporton Ekonomia Online.
Osmani para selisë së partisë u tha gazetarëve se shumë shpejt do të ketë një takim ndërmjet kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
“Shumë shpejtë do ta kemi takimin e radhës dhe natyrisht që shpresoj që aty do të bëhet përafrimi përfundimtarë për çdo gjë që ka mbetur si mospajtim ndërmjet palëve”.
“…shpresoj shumë që brenda pak ditësh të kemi një përgjigje dhe një epilog përfundimtarë sa i përket takimeve dhe bisedimeve ndërmjet LDK-së dhe VV-së”.
“Kjo është një mundësi e mirë nuk është çështje afatesh por është çështje mundësisë ne dëshirojmë të sigurohemi që marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së të arrihet këto ditë që mandej të kemi kohë të mjaftueshme që pastaj të bëhen takime dhe koordinime me pakicat jo serbe janë çështje të cilat kërkojnë kohë dhe nuk do të ishte e ndershme nga ana jonë të shtyhen deri në ditën e pesëmbëdhjetë”.
“E rëndësishme është që të arrihet kjo marrëveshje dhe është mirë që këto 2, 3 ditë të kemi lajme të mira për vendin. Unë besoj që varet shumë se çka ndodhë këto dy tre ditë do ta sqarojmë më debatet nuk kanë më vend në raportet e tona sidomos tani që po rrjedhë afati prej 15 ditëve”.