Paraliza vdekjeprurëse e Evropës mbi çështjen e migracionit

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 20:49 | Nga

Me motin më të ngrohtë të verës dhe me detin më të qetë, dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar po mbërijnë në Evropë nga Libia, duke i tronditur edhe një herë kapacitetet e përpjekjeve për shpëtime në Mesdhe dhe duke vështirësuar aftësinë e Italisë për t’u përballur me situatën. Midis 1 janarit dhe 21 qershorit, rreth 72,000 emigrantë mbërritën në Itali nga Libia. Më shumë se 2.000 njerëz të tjerë vdiqën gjatë rrugës.

Kushtet në Afrikë – konfliktet vdekjeprurëse, sundimtarët despotikë dhe varfëria e skajshme – detyrojnë largimin e njerëzve në të gjithë Saharan dhe nga kaosi i Libisë, ndërsa sa shkon duke u përkeqësuar. Në Libi, trafikantët e njerëzve presin të skllavërojnë, rrahin, torturojnë dhe përdhunojnë emigrantët përpara se t’i dërgojnë në det. Do të ishte e pandërgjegjshme që Shtetet e Bashkuara të shkurtonin ndihmën humanitare në Afrikë tani, siç po kërcënon administrata Trump.

Ndërkohë, Italia në mënyrë efektive është kthyer në një pikë referimi për emigrantët nga Rregullorja e Dublinit të Bashkimit Evropian, i cila kërkon që azil-kërkuesit të paraqesin pretendimet e tyre dhe të presin përgjigjen në vendin evropian ku ata arrijnë së pari, transmeton lexo.al. Më pak se 21 000 nga 160 000 njerëz tashmë në Itali dhe Greqi, që vende të tjera të Bashkimit Europian ranë dakord për të marrë në vitin 2015, janë zhvendosur. Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke janë duke refuzuar të marrin pjesë në këtë proces, pavarësisht nga kërcënimi i gjobave.

Njerëzit që përpiqen të kalojnë nga Italia në Francë, përballen me policë që përdorin gaz lotsjellës në kufi. Ata që arrijnë të kalojë këto pengesa, gjejnë një vend të papërgatitur për mbërritjen e tyre: Gati 1.200 emigrantë, tani po flenë në një vend të pambuluar në lagjen La Chapelle në skajin verior të Parisit, ku strehimoret e përkohshme për migrantët janë plot. Qindra të tjerë, që synojnë të arrijnë Britaninë, jetojnë në mjerrim në Calais, ku kampi famëkeq i emigrantëve i njohur si “xhungla” u rrafshua vitin e kaluar.

Të hënën e kaluar, një gjykatë franceze vendosi se zyrtarët lokalë duhet të sigurojnë ujë të pijshëm për migrantët, ndonëse nuk pranoi të urdhëronte që ata të siguronin strehim. Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron premton një plan gjithëpërfshirës për emigrantët në dy javët e ardhshme. Situata mezi po pret deri atëhere.

Pasi të paktën 11,000 dhe ndoshta më shumë njerëz arritën në brigjet e Italisë gjatë javës së kaluar, qeveria tha se po shqyrtonte mundësinë e bllokimit të porteve të vendit për anijet me flamur të huaj që mbanin emigrantë. Komisioneri i emigracionit në Europë, Dimitris Avramopoulos, u përgjigj se ishte koha që vendet anëtare të përballen me këtë krizë njerëzore: “Tani është momenti për të ofruar zgjidhje dhe ne do t’i përgjigjemi situatës”.

Fakti është se Evropa nuk ka alternativë tjetër. Ndërsa Federico Soda, një zyrtar i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, vërejti: “Afrika dhe Evropa do të jenë gjithnjë fqinjë. Lëvizja e njerëzve mes të dyjave anëve është vetëm një realitet i dekadës së ardhshme.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme