Parandalohen aksesorë për telefona, dyshohet se shkelën pronësinë e markës Apple

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe të prej 16 mijë e 350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple.

Sipas njoftimit të Doganës në Facebook, ky rezultat është arritur falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët.

“Në fillim të shtatorit, me mbështetjen e ekspertëve doganorë amerikanë nga SHBA, për oficerët e Doganës së Kosovës u mbajt një trajnim i specializuar për parandalimin dhe luftimin e produkteve pirate, i cili ka shtuar njohuri të reja dhe ka forcuar motivimin e tyre në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të ngjashme