Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Të martën janë parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra në veri të Mitrovicës.

Në rastin e parë, policia derisa ishte duke patrulluar ka ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.

“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen. Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv

Ndërsa në rastin e dytë, organet e rendit përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor për procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit të kontrabandimit të mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme