Prishtinë 24 korrik 2021.- Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.
Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë Euro.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected].
Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.