Parandalohet trafikimi i pesë migrantëve në vendkalimin kufitar “Bogorodica”

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 16:27 | Nga

Mëngjesin e hershëm,  aty rreth orës 03:30, në zonën kufitare Bogorodica nga ana e policisë kufitare në bashkëpunim me njësitin policor në Gjevgjeli, është tentuar ndalimi i një veture të tipit “Audi”, mirëpo i njëjti ka ikur, informojnë nga MPB.

Pas marrjes së masave, është gjetur personi 30-vjeçar, E. A. nga Radovishi, i cili e ka drejtuar veturën “Audi”.

Gjatë kontrollit të veturës janë kapur pesë migrantë pakistanezë të moshës 18 deri 28-vjeçare, të gjithë me dokumentacione greke. E. A. është privuar nga liria dhe pas rrumbullakësimit të dokumentacioneve do të ngritet një parashtesë e duhur ndaj tij.

Migrantët po mbahen në stacionin policor për vëzhgim kufitar “Bogorodica”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme