Nga Shkupi deri në Gjevgjeli, 5 pika pagesore

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 19:18 | Nga

Autostrada e re nga Demir Kapia në Selanik, që duhet të lëshohet në përdorim nga fundi i muajit, do të ketë dy pika pagesore. Kjo do të thotë se për 28 km do të ketë dy pagesa gjegjësisht prej Shkupit deri në Gjevgjeli do të ketë pesë pika pagesore. Pagesa do të fillojë nga viti i ardhshëm.

“Nga momenti i ndarjes së lejes për ndërtim, afati i ndërtimit është prej 8 deri 10 muaj. Do të ketë dy pika pagesore, njëra në Gjevgjeli, njëra në Demir Kapi. Do të jenë me sistem më modern me të gjithë matësit botërorë, që mos të ketë ngecje”, tha Zoran Kitanov, drejtor i Agjencisë së rrugëve.

Ministri i transportit Goran Sugarevski njoftoi se paralelisht me ndërtimin e autostradave, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për riparimin e 30 rrugëve në vend.

“Kemi mbi një miliardë denarë këtë vit që do të shpenzohen për riparimin e rrugëve rajonale dhe rrugëve të shpejta. Bëhet fjalë për mjete tona, kuptohet edhe mjetet tjera që në mënyrë shtesë parashihen nga Banka Botërore”, u shpreh Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Në terren tashmë po përfundon riparimi i gjashtë akseve në gjatësi prej 58 km në vlerë prej 304 milionë denarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme