Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë në udhëtim.
Në palestrën “Mistrzow” në Wloclawek kombëtarja polake u tregua e pamëshirshme ndaj Kosovës duke fituar me rezultat 90-62.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të raundit të parë eliminator të botërorit “Kina 2019”.
Te Kosova më efikasi ishte Dardan Berisha me 23 pikë e katër asistime.
Të hënën Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndërsa Polonia përballet me Hungarinë.