Parashikim: Betis – Barcelona

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 10:18 | Nga

Barcelona do të ketë përpara një tjetër duel të vështirë në udhëtim te Betisi.

Vendi: Estadio Benito Villamarin, Sevillë
Koha: 29 janar (e dielë), 12:00

Lajmet rreth ekiepve

Betis
Aissa Mandi është rikthyer nga Kupa Afrikane e Kombeve dhe do të startojë në mbrojtjen e Victor Sanchezit.
Jonas Martin ka pësuar një goditje dhe kështu transferi i ri Ruben Pardo mund të ketë debutimin e tij të hershëm pasi u bashkua në huazim këtë javë.
Cristiano Piccini është lejuar të startojë, përderisa Alex Alegria pritet që të luajë në mungesë të Antonio Sanabrias dhe Joaquinit.

Barcelona
Javier Mascherano rikthehet nga suspendimi, por Ivan Rakitic pritet që të luajë në mesfushë në mungesë të Busquetsit.
Sergi Roberto ka përsuar një dëmtim dhe ka mundësi që Aleix Vidal të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Andre Gomez pritet të startojë në mesfushë, me Umtitin që do të jetë përkrah Piques në qendër të mbrojtjes.

Top lojtarët

A e dini se?

Në 14 nga 15 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha garat Betisi ka parë së paku tri gola.

Barcelona ka shënuar së paku dy gola në 17 nga 21 ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.

Barcdelona ka fitaur 7 ndeshjet e fundit ndaj Betisit në të gjitha garat.

Barcelona ka shënuar së paku dy gola në nëntë ndeshjet e fundit ndaj Betisit në të gjitha garat.

Janë shënuar jo më shumë se dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit të Betisit në La Liga.

Barcelona është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Betisit në të gjitha garat.

Betisi ka mbajtur portën pa pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në La Liga.

Betisi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fudnit në shtëpi në La Liga.

Analiza

Betisi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në kampionat në Villamarin dhe s’ka pranuar gol në katër prej tyre.

Në javën e parë të sezonit, Betisi humbi 6-2 nga Barcelona dhe ka shpresë se do të luajë më mirë tash në ndeshjen kthyese.

Lojtarët e Luis Enriques kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola në proces

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme