Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 20 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.