Në ditët e ardhshme mot më i mirë dhe i qëndrueshëm, kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë.
Sipas Prishtina Weather pas rënies së temperaturave ditën e sotme dhe reshjeve të shiut, në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, i mirë dhe kryesisht me diell. Ditën e shtunë me mundësi për reshje shiu përreth viseve malore, kryesisht në jug e lindje të vendit.
Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë e kryesisht me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Në ditët me kthjellime dhe me diell indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera shumë të larta, prandaj rekomandohet që t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.
19.08 – Mot i mirë, me kthjellime dhe diell.
20.08 – Kryesisht me diell.
21.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për shi, kryesisht në jug.
22.08 – Kryesisht me diell.
23.08 – Më nxehtë, e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 30C dhe mbesin përreth këtyre vlerave edhe në fundjavë, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 32C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.