Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdoj të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike , të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike , ato vazhdojnë të mbeten të mira”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme