Parashikimi i motit për fundjavë: Diell, vranësira dhe reshje lokale

Prishtinë | 17 Maj 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së shtunës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Në orët e pasdites, vranësirat pritet të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Të dielën moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë. Edhe këtë ditë do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Të ngjashme