Përmirësim i motit gjatë javës. Më shumë diell dhe temperatura përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.
12.06.2022 – Përmirësim i motit po parashihet këto ditë të mesit të qershorit. Kushte jostabile me mundësi për rrebeshe shiu mbeten ditën e hënë, dhe më të kufizuara përreth viseve malore ditën e martë.
Gjithashtu do të ketë intervale më të gjata me diell, sidomos nga dita e mërkurë. Temperaturat shënojnë rritje, por që do të lëvizin brenda vlerave normale.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesiht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në vlera shumë të larta, ku preferohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.
Datat:
13.06 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima.
14.06 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima përreth viseve malore.
15.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
16.06 – Shumë ngrohtë. Kryesisht me diell, me vransira kalimtare gjatë ditës.
17.06 – Shumë ngrohtë. Fillimisht intervale më të gjata me diell, e ditën vransirat do të shtohen.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet luhaten përreth 25C e 27C.
Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë, 6-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.