Sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me diell.
Në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të ketë ndryshim të temperaturave.
Sipas Prishtina Weather, që nga sot fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
Po ashtu PW bën me dije se nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Ndërsa ditën e mërkurë rryma të ngrohta ajrore që do depërtojnë nga Mesdheu do të favorizojnë rritje të temperaturave maksimale mbi vlera mesatare.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 16C, e nga dita e mërkurë do të rriten në 21C deri 22C.
Në fillim të javës do të fryjë erë verilindore 3-9m/s, e nga e mërkura nga krahu jugor 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.
8.10.2019 – Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 4.
9.10.2019 – Mot më i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 4.