Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.
Sipas IHMK-së, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.
Ndërkohë, dita e enjte do të shoqërohet me mot jostabil, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.Reklamë
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit shpejtësia e erës mund të arrijë deri 15 m/s.
“Kjo situatë meteorologjik do të ndikoj pozitivisht, si në kushtet agrometeorologjike, po ashtu edhe në ato biometeorologjike”.