Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit në vend dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.