Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Ndërkaq, “në javën e ardhshme pritet të ketë reshje shiu”.