Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të dielën.
Sipas IHK-së, do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inversionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.