Parashikimi i motit, temperaturat këtë javë deri në 35 gradë

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike pritet të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 9 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 e 33 gradë celsius.

“Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe javën tjetër, me tendencë të rritjes. Indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP-së dhe të IHMK-së mbeten në fuqi, që nënkuptojnë kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9:00 deri në 17:00. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim e IHK-së të hënën.

Të ngjashme