Parashkrimi shpëton 20 prokurorë nga ndëshkimi

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 10:43 | Nga

Njëzet prokurorë që kanë bërë shkelje në kryerjen e detyrës kanë shpëtuar nga ndëshkimi, për shkak të parashkrimit të rasteve.

Vetëm ndaj gjashtë prokurorëve Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shqiptuar masa disiplinore.

Rrethanat e këtyre rasteve, arsyet e parashkrimit dhe identiteti i prokurorëve nuk janë bërë publikë nga Këshilli me gjithë insistimin e “Kohës Ditore”. Për këtë pjesë ata kanë zgjedhur të heshtin.

Tri ditë rresht gazeta ka kërkuar nga Këshilli që t’ia ofrojë dëshmitë e vendimeve që janë nxjerrë brenda këtij viti krahas hetimeve për shkeljet e prokurorëve, të cilat janë kryer nga Zyra e Prokurorit Disiplinor dhe janë konstatuar nga Komisioni Disiplinor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme